Luani me flokët ‘bisht e balluke’ shkakton trazira në kopshtin zoologjik pasi i mohohet prerja në stil tradicional (fotot)

31/05/2022 15:20

Një kopsht zoologjik është detyruar te mohoje se ka prere flokët e krifes të luanit të tyre kryesor, pas suksesit që kishte stili i tij rastësor i “bishtit e ballukeve” të viteve 1990-të.

Felini gjigant i quajtur Hang Hang – është bërë atraksioni kryesor i kopshtit të Guangzhou në Kinë, teksa lagështira e ditëve të fundit besohet se ka bërë që flokët e artë t’i duken të rëna e të ngrira.

Kujdestarët justifikoheshin se luani lëpinte putrat e tij dhe më pas me to fërkonte flokët në formë krehëri, dhe keshtu ka krijuar vete stilin e pazakontë të qimeve të drejta.

Hang Hang dukej me një pamje të pazakontë në ndryshim me atë të predatorit e egër që duhet të ishte, por u bë ‘një sensacion’ me vizitorët për stilin e tij ‘liberal-retro’ të qimeve të kokës.

Krifa e tij e sheshuar i jepte pamjen e një ‘fashionista’ të rregullt, teksa disa e krahasonin me ‘Joe Exotic’, të serialit amerikan ‘Tiger King’, shkruan britanikja Daily Mail.

Komentues të tjerë thonin flokët e tij ngjanin me anëtarët e grupit legjendar muzikor ‘The Beatles’.

Por disa vizitorë akuzonin stafin se kishin prerë enkas flokët e luanit për t’i ngjarë në mënyrë qesharake personazheve të filmave. Ndërsa zyrtarët thonin se rezultati vinte thjesht si pasojë e “magjisë së natyrës”.

Një zëdhënës i kopshtit tha: “Stili i tij i flokëve është thjesht magji e natyrës. Ne nuk do të guxonim të preknim flokët e luanit.

“Ai duket tani si një supermodele bionde me balluke, prej lagështirës së madhe në Guangzhou.”

Por vizitorët ishin skeptikë ndaj mohimeve të zyrtarëve duke thënë se disa ditë më herët luani kishte në fakt një pamje tjeter.

Një prej tyre shkruante online: “Kam qenë aty dy javë më parë dhe flokët nuk i kishte kështu, ky stil flokësh është qesharak”.

Në Kinë, Guangzhou regjistroi temperaturën më të ftohtë në 13.7C më 3 maj, para se të arrinte në 32C tre javë më vonë.

Vende fqinje si India e Pakistani kanë regjistruar valë intensive të nxehti.

FOTO GALERI
2/5
Kujdestarët thonin se luani lëpinte putrat e tij dhe më pas me to fërkonte flokët në formë krehëri, dhe keshtu ka krijuar stilin e pazakontë të qimeve të drejta.

Top Channel