“Ka ende kohë për president nga opozita”, Grida Duma: S’ka pikën e rëndësisë personaliteti nëse do zgjidhet me votat e njërës palë

31/05/2022 15:05

Deputetja e PD Grida Duma i është drejtuar ashpër maxhorancës, sot në mbledhjen e kryetarëve, ndërsa tha ka ende kohë për një president nga opozita.
Duma i propozoi socialistëve që të heqin kushtin e mbledhjes së 20 firmave për të propozuar një emër dhe t’ia lënë opozitës zgjedhjen e kandidatit.

“Padyshim që ajo që thoni ju është një tallje. Thoni na sillni emër, pastaj s’dihet nëse e votojmë, kjo është tallje. Ka vetëm një mënyrë për të arritur konsensus. Ju s’keni ofruar asgjë. Kjo nuk është dakordësi për një president, që nuk duhet të heqë kapelen para jush. S’ka pikën e rëndësisë personaliteti nëse do zgjidhet me votat e njërës palë. Ai do jetë i detyruar t’ju përulet ju.

Ndaj kërkova ti lihet opozitës, dhe të shkohej me dakordësi në seancë. Ndaj ju jeni tallur me këtë situatë. Kjo është një tallje e vetëdijshme e juaja. Lërjani opozitës, pa  20 firma, shkojmë te konsensusi.”- u shpreh Duma.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA