Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen, ka ndodhur këtë mbrëmje në afërsi të Pikës Kufitare të Kakavijës pranë kryqëzimit të fshatit Vrisera.

“Benzi” që drejtohej nga 41-vjeçari nga Gjirokastra ka përplasur zetorin dhe për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i tij, 32-vjeçari Harallamb Stamati, banues në Kakavijë. I lënduar ka mbetur edhe drejtuesi i automjetit, i cili është dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

Sipas informacioneve paraprake konfirmohet se përplasja ka qenë shumë e fortë,  pasi “Benzi” ka qenë me shpejtësi, ndërsa zetori pa sinjale dhe pa shenja dalluese fluoreshente.

Në vendngjarje ka mbërritur ambulanca dhe forcat policore të cilat po punojnë për nxjerrjen e trupit të pajetë.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA