Balena gjigante e shpëtuar nga rrjetat ilegale, vdes një javë më vonë në brigjet e Spanjës (fotot)

31/05/2022 18:21

Një balenë gungaçe 14-metra e gjatë që u çlirua nga rrjeta të mëdha të peshkatarëve pranë ishullit të Mallorca ka dalë e vdekur në një tjetër plazh të Spanjës rreth 300 kilometra larg.

Një grup zhytësish kishin arritur të shpëtonin balenën 30-tonëshe duke prerë rrjetat e ngecura rreth gojës e trupit të saj, pasi kafsha ishte pikasur nga një anije rreth 5 km larg brigjeve të Mallorca një javë më parë.

Pas ndihmës së dhënë nga zhytësit e guximshëm balena ishte larguar në dukje e kënaqur, por u gjet e ngecur në një plazh të Valencia në fundjavë.

Specialistët që kishin ekzaminuar balenën thanë se ajo ishte shumë e dobët dhe kishte disa të prera në flatrat e kurrizit.

Balena vdiq pak më vonë.

“Është e tmerrshme, shumë trishtuese”, tha Gigi Torras, biologu detar që kishte marrë pjesë dhe në shpëtimin e saj fillestar.

“Nuk mund ta shtynim përsëri në det sepse do të kishim shkaktuar më shumë plagë dhe përsëri do të kthehej në rërë ditën tjetër,” tha ai duke justifikuar vendimin për të mos e nxjerrë sërish në det.

Rrjetat masive që lëshohen nga peshkatarët për t’u tërhequr disa ditë më vonë dëmtojnë shumë specie detare përveç peshqve që supozohet të kapin dhe janë tashmë ilegale.

FOTO GALERI
1/4
Një balenë gungaçe 14-metra e gjatë që u çlirua nga rrjeta të mëdha të peshkatarëve ka dalë e vdekur në një tjetër plazh të Spanjës

Top Channel