Një minator është plagosur ditën e sotme në minierën “Alb Chrom” në Bulqizë.

Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në nivelin 20 të kësaj miniere ku i aksidentuari Besim Toska ka marrë plagë të rënda në këmbë.

Ai punonte si manovrues vagonash dhe me makinerinë lapatëngarkuese të vagonëve. Toska është dërguar menjëherë në spitalin e Bulqizës ku i është dhënë ndihma e parë, për tu dërguar më pas drejt traumës në Tiranë për një mjekim më të specializuar.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 12.00, është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Bulqizë, shtetasi B. T., 51 vjeç, i cili gjatë punës në një minierë kromi në qytetin e Bulqizës, është aksidentuar duke u lënduar në këmbë.

Shtetasi B. T., pas ndihmës së marrë në spitalin e Bulqizës, është dërguar për ndihmë më të specializuar mjekësore drejt Tiranës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen dhe shkaqet e kësaj ngjarjeje.

Top Channel