Afrimi i parë i kësaj vere/ PSG-ja firmos me talentin 19-vjeçar deri në 2026-ën

31/05/2022 16:28

Pasi ka zyrtarizuar qëndrimin e Kylian Mbappe, Paris Saint-Germain mund ta planifikojë sezonin e ardhshëm me më shumë qetësi.

Klubi parizien njoftoi mëngjesin e sotëm se Nuno Mendes ka nënshkruar me të deri në vitin 2026. Mbrojtësi u bashkua me PSG-në në verën e vitit të shkuar në formë huazimi nga Sporting, ndërsa tashmë klubi parizien ka vendosur të blejë kartonin e 19-vjeçarit për 40 milionë euro.

Mendes shihet si një nga futbollistët e rinj më premtues në skenën europiane, ndaj PSG-ja vendosi që ta mbajë Paris. 19-vjeçari është edhe pjesë e kombëtares portugeze, me të cilën ai ka luajtur të paktën 13 herë./ SuperSport

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA