Zgjedhja e Presidentit të ri në dorë të maxhorancës/ Ezaurohet edhe raundi i tretë, asnjë propozim

30/05/2022 10:20

Edhe raundi i tretë i votimit për zgjedhjen e Presidentit të ri u zhvillua pa asnjë kandidaturë.

Tre grupet parlamentarë të opozitës dështuan të depozitonin sipas afatit pasditen e së dielës një kandidat të propozuar nga 20 deputetë.

Në Konferencën e Kryetarëve që pritet të mbahet nesër ora 14:00 do të caktohet data për mbajtjen e raundit të katërt.

Sot ora 10:00 e gjeti parlamentin në një seancë të posaçme, e cila u zhvillua thjesht për procedurë.

Në kushtet kur edhe raundi i tretë zhvillohet pa kandidatë, do të jetë raundi katër përcaktues se kush do të jetë kreu i ri i shtetit.

Ndryshe nga tre raundet e para që kërkonin 84 vota, ky i katërti sipas Kushtetutës, e zgjedh Presidentin me shumicë të thjeshtë 71 vota që socialistët i kanë.

Pas raundit të tretë të hënën, socialistët do të nisin të diskutojnë kandidatët potencial për të çuar në presidencë.

Do të jetë konferenca e kryetarëve të martën nga ku do të vendoset data për raundin e katërt e të fundit të sagës presidenciale që nuk prodhoi një kandidaturë konsensuale mes shumicës socialiste dhe opozitës.

Besohet se do të jetë data 5 qershor, për të votuar kandidaturën që do të propozohet nga PS.

Tendenca dhe dëshira e shprehur prej kryesocialistit Edi Rama, është të besuarit e postit të presidentit një gruaje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA