Aktivisti i Partisë Demokratike, Edvin Kulluri është skeptik lidhur me rikthimin e Sali Berishës në krye të partisë.
I ftuar mbrëmjen e sotme në “Top Story” me Sokol Ballën, Kulluri tha se kthimi i Berishës po e çon partinë drejt shkrirjes, nëse vazhdon në këtë mënyrë.
Ai tha se cikli i PD që ishte pronë e një kryetari mbaroi në 2013, ndërsa Basha ishte një kopje e dobës dhe qesharake e Berishës.
“Në një takim që ka pasur me Berishën para shumë vitesh, më ka thënë diçka. Njeriu nuk ndryshon, por ndryshon sjellja. Nuk ka kuptuar diçka, që cikli i PD, pronë e një kryetari ka vdekur në 2013. Basha donte ta imitonte, ishte një kopje e dobët dhe qesharake. Kthimi i Berishës me një model po na ccon drejt rrugës drejt shkrirjes, nëse do vazhdojmë në këtë mënyrë”, tha Kulluri.
Top Channel