Pastruesja vret barbarisht pronaren e moshuar, e rreh me shkopin e ecjes në ngjarjen shokuese (fotot)

30/05/2022 16:37

Një pastruese që vrau barbarisht ish-punëdhënësen e saj të moshuar duke e rrahur me shkopin e ecjes dhe duke e goditur me thikë, i kishte telefonuar më pas bashkëshortit për aktin e tmerrit që kreu.

Hanny Papanicolaou kishte kapërcyer gardhin e pasëm të shtëpisë së Majorie Welsh në Sydney, Australi para se të masakronte 92-vjeçaren në ngjarjen e tmerrshme të janarit 2019.

Një gjykatë australiane e shpalli 39-vjeçaren fajtore dhe e dënoi me 22 vjet burg, me një periudhë pamundësie të lirisë me kusht për 15 vjet.

Në gjykatë u tha sesi vrasësja i kishte dërguar bashkëshortit një seri tekstesh pasi kishte mbytur viktimën e saj me shkopin e ecjes dhe duke e goditur me thikë.

“Ti nuk më beson më të lutem, më mirë të vdes. Kujdesu për fëmijët , jam e lodhur me këtë jetë”, shkruanin mesazhet e saj per burrin.

Gjykatësi Robertson Wright tha se vrasja nuk ishte “e planifikuar por thjesht impulsive” dhe se Papanicolaou luante bixhoz e kërkonte të grabiste Majorie kur hyri me forcë në shtëpinë e saj.

Ai tha se Papanicolaou kishte lënë rreth $430 në kazino rreth 15 minua para se të shkonte në shtëpinë e viktimës.

“Pasi parkoi makinën, Papanicolaou hyri në pjesën e pasme të shtëpisë së Welsh duke kapërcyer gardhin,” tha ai.

“Ajo kishte goditur zonjën Welsh në kokë, në fytyrë dhe në trup me objekte ornamentale qeramike, që gjendeshin në raftet e kuzhinës së zonjës Welsh”.

“Më pas Papanicolaou e kishte qëlluar atë me thikë në gjoks e në bark, ndërsa ihste alrguar para se të vinin shërbimet e emergjencës”.

Gruaja e moshuar ishte dërguar në spital për operacion por kishte vdekur disa javë më vonë nga plagët.

Gjatë kohës që ishte në spital viktima i referohej sulmueses si “Hanny pastruesja” dhe përshkruante egërsinë e sulmit në detaje, por nuk gjente dot një motiv për aktet barbare.

Angela MacLeod, një nga dy bijat e Majorie tha se nëna e saj mund të kishte arritur çfarë të dëshironte në jetë.

“Jeta nuk ka qenë gjithmonë e thjeshtë për mamanë … por ajo ishte e fortë, e dashur, protektive, dhe gjithçka do të dëshiroje te një nënë. Ne ishim krenare për të,” tha ajo.

FOTO GALERI
3/3
Ngajrja ndodhi ne nje zone te qete te Sydney

Top Channel