Sezoni i parë i Lionel Messit në Paris mund të thuhet se ishte katastrofë, por Neymar ka besim te argjentinasi dhe i ka dalë në mbrojtje shokut të skuadrës.
“Leo ka kaluar shumë vite te Barcelona, është e vështirë të përshtatesh. Është e vështirë të ndryshosh ekip, qytet, madje edhe gjuha është ndryshe. Pastaj është stili i lojës, me lojtarë që jo gjithmonë kuptohen. Është e gjitha e vështirë. Leo, Kylian dhe unë jemi lojtarë që vlerësohemi gjithmonë dhe kritikohemi gjithmonë për statistikat dhe trofetë e fituar.”-deklaroi ai.
Më tej sulmuesi shtoi se e kishte marrë vesh vetëm një ditë pas bërjes publike nga klubi, që Mbappe do të qëndronte në Paris.
“E pranoj që nuk e dija, na thanë një ditë para njoftimit. Jam shumë i lumtur që Kylian ka vendosur të qëndrojë. Mendoj se projekti i PSG-së është i duhuri për karrierën e tij dhe është mirë që qëndroi.”-tha Neymar./SuperSport
Top Channel