Boston fitoi garën e 7-të për t’u rikthyer në finalet e NBA pas plot 12 vitesh dhe ndaj Golden State tani kërkon titullin e 12-të në historisë. Në “FTX Arena” përfundoi 100-96 për Celticsn që ishin para gjatë gjithë kohës dhe nuk panë më pas.
Heat u detyruan të luanin në ndjekje nga minuta e parë në të fundit, duke arritur maksimumi në -2 pikë diferencë (98-96) në finale, pa arritur të realizonin përmbysjen e madhe.
Fillimi ishte i tëri në favor të formacionit të Udoka-s, me skuadrën e Spoelstras në disavantazh 20-7 gjatë periodës hapëse, e cila përfundoi me rezultatin 32-17 për Bostonin, por Miami u rikthye fuqishëm në të dytën, duke reduktuar distancën deri në 6 pikë në pushimin mes pjesëve (49-55).
Kjo falë një tjetër mbrëmjeje për t’u kujtuar për Jimme Buttler, që në fund të ndeshjes koleksionoi 35 pikë, 9 rikuperime dhe 1 asiste, duke u konfirmuar si lideri i Heat, edhe pse nuk mund të heqë nga mendja gabimin që bëri nga harku kur mbeteshin 16.6 sekonda nga fundi, në shansin që mund të sillte parakalimin e parë dhe ndoshta vendimtar në mbrëmjen e të tijve.
Bostoni, gjithsesi, u rezistoi tentativave të të zotëve të shtëpisë në pjesën e dytë, rrezikoi në finale kur nga 11 pikë avantazh u reduktuan në vetëm 2, por në fund mund të festojë për pjesëmarrjen e 22-të në historinë e skuadrës në Finals, falë 26 pikëve me një përqindje të mirë realizimi të Jayson Tatum, që fitoi edhe çmimin MVP të finaleve të Konferencës në Lindje, që jepet për herë të parë dhe mban emrin e Larry Bird, një legjendë e Celtics.
Kontribuuan në suksesin e miqve edhe Brown e Smart, të dy me nga 24 pikë, ndërsa te Miami Adebayo shënoi 25 pikë dhe 11 rikuperime. Për t’u theksuar janë dhe 15 pikët e Lowry. Boston siguron pjesëmarrjen në Finalet e mëdha që do të marrin jetë në natën mes 2 dhe 3 qershorit, me garën e parë të parashikuar për t’u luajtur në “Chase Center” të San Franciscos, nis pikërisht aty akti i fundit i NBA 2022 mes Celtics dhe Golden State Warriors./ SuperSport