Politologu Roland Lami është shprehur në përçarjen që ka përfshirë Partinë Demokratike, ka ndikuar faktori ndërkombëtar.
I ftuar mbrëmjen e sotme në “Top Stoy” me Sokol Ballën, Lami tha se ndërkombëtarët njohin vetëm një krah të PD-së, e cila është e palegjitimuar.
“Zoti Berisha është kafshë politike, duke besuar që grupi parlamentar i drejtuar nga Alibeaj do të tentoj të japë mesazh pas vendimit përzjedhjen e kryesisë, gjeti rastin të jepte qëndrimin e tij dhe grupit të deputetëve që rreshtohen nga Alibeaj. Për mua ishte një precedent që Alibeaj donte të hapte. Berisha duke nuhatur këtë qëndrim, shfrytëzoi background për ta zhveshur Alibeajn, i hoqi doktrinën poltike. A mund të vazhdojë ky konflikt, ku njëra nga palët pavarësisht se i është hequr përfaqësimi. Faktori ndërkombëtar nuk e do për shkak të Berishës dhe do të legjitimojë palën tjetër. Çarja e PD mbahet e gjallë nga ndërkombëtarët që nuk do njërën palë. Ndërkombëtarët njohin nj krah, pavarësisht se nuk ka përfaqësim politik. Pala e Alibeajt e sheh të vështirë rikandidimin”, tha Lami.
Top Channel