”I lamë në baltë fëmijët”, policia një orë të ndërhynte-Biden në qytetin e tragjedisë!

30/05/2022 12:09

Agonisë së prindërve të fëmijëve të vrarë ne Uvalde të Teksasit në SHBA, po i shtohet dhe një valë zemërimi. Me kalimin e ditëve, është mësuar se çfarë ndodhi saktësisht në klasat 111 dhe 112 të shkollës fillore Robb, ku agresori 18 vjecar Salvador Ramos qëlloi e vrau 19 fëmijë e dy mësues.

Disa prej të miturve e kishin marrë policinë në telefon disa herë duke kërkuar ndihmë. Por edhe pse efektivët kishin hyrë në ndërtesë 2 minuta pas sulmuesit, me urdhër të shefit të tyre, ata pritën gati një orë përpara se të mësynin klasat ku ai kreu masakrën.

Presidenti Joe Biden dhe Zonja e Parë Jill Biden ngushëlluan  familjet e viktimave, në qytetin e mbërthyer nga pikëllimi, ndërsa mësohet se do të ketë një hetim zyrtar mbi veprimet e policisë. Kjo është hera e dytë brenda muajit që presidenti viziton një qytet që është goditur nga dhuna në armë.

Në fillim të këtij muaji, Biden vizitoi Buffalon, një qytet në Nju Jork, ku një supremacist i bardhë hapi zjarr në një supermarket, duke vrarë 10 afrikano-amerikan. Jashtë shkollës fillore Robb, Presidenti Biden u ndal tek një memorial me 21 kryqe të bardhë, një për secilin prej viktimave, ndërsa Zonja e Parë vendosi një buqetë me lule të bardha në nderim të tyre.

Dhjetëvjeçari Samuel Salinas, tha se Salvador Ramos kishte hyrë në klasën e tij dhe u kishte thënë atyre se: “të gjithë do të vdisni.  Një tjetër nxënës, Daniel, tha për gazetën “Washington Post”, se ai ndodhej në një klasë tjetër, jo shumë larg autorit të sulmit. Daniel tha se mësuesi, u kishte shpëtuar jetën, duke mbyllur me shpejtësi derën e fikur dritat.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA