Kandidati për kryesinë e Partisë Demokratike, Indrit Hoxha thotë se nismat e ndërmarra nga Sali Berisha dhe grupi që e mbështet po mundësojnë hapjen e plotë të Partisë Demokratike.

I ftuar në “Top Story”, Hoxha liston lëvizjet tek e djathta, që sipas tij i kanë dhënë mundësi çdokujt që ka pasur ambicie për të marrë pozicione të ndryshme brenda partisë.

Gjatë këtyre 9 muajve kemi bërë dy kuvende, ngritëm një Komision Rithemelimi për forcimin e partisë dhe kuvendi që zgjodhi anëtarët e Këshillit Kombëtar. Në këto procese, nuk i është privuar e drejta askujt që ka pasur ambicie për pozicione.

Pas 9 muajsh PD ka një Këshill Kombëtar të zgjedhur, që i kemi reduktuar numrin për t’i dhënë peshë më të madhe, që zgjodhi një trup prej 150 vetësh”.

Por hapjen e vërtetë, siç e quan Hoxha, partia më e madhe opozitare do ta ketë kur të krijohen departamentet brenda PD-së.

Hapja reale e PD-së do të jetë me figura të reja, pedagog, profesorë, intelektualë. Do të ndodhë kur të krijohen departamentet brenda Partisë Demokratike, siç është statuti i partisë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA