E rëndë në Selanik, 26-vjeçari shqiptar gjendet pa jetë, në trup ka plagë me armë zjarri
Dy akse rrugore do të bllokohen në Korçë gjatë dy ditëve të ardhshme, të martën dhe të mërkurë.
Ditën e martë, ora 15:30-18:30 do të bllokohet aksi rrugor Qafë Thanë-Pogradec-Korçë, kurse ditën e mërkurë, ora 11:30-14:30, do të bllokohet aksi rrugor Korçë-Pogradec-Qafë Thanë për mbarëvajtjen e garave çiklistike.
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
✅ Shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore Korçë, plan masash për garantimin e mbarëvajtjes së garave çiklistike, duke bllokuar disa segmente rrugore.
??♂️Në datat 31.05.2022 dhe 01.06.2022, Federata Shqiptare e Çiklizmit në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, Komitetin Olimpik Shqiptar dhe disa bashki, do të organizojnë aktivitetin sportiv çiklistik “Turi i 79-të çiklistik i Shqipërisë”.
Në kuadër dhe mbështetje të këtij aktiviteti, strukturat e Policisë do të marrin masa me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, sigurimit të një trafiku të lirë dhe pa rreziqe për garuesit dhe parandalimin e ngjarjeve rrugore. Për këtë qëllim, ju informojmë si më poshtë:
➡️ Etapa e parë e këtij aktiviteti do të zhvillohet ditën e martë, më datë 31.05.2022, nisja do të bëhet në orën 12:00, nga Tirana në drejtim të Korçës.
➡️ Etapa e dytë, do të zhvillohet ditën e mërkurë, më datë 01.06.2022, nisja do të bëhet në orën 12:00, nga Korça në drejtim të Elbasanit.
Policia e Korçës, kërkon mirëkuptimin e përdoruesve të rrugës dhe iu bën apel atyre, që të shmangin lëvizjet e panevojshme me mjet në këto segmente rrugore, deri në përfundimin e këtij aktiviteti sportiv.
Duke ju falënderuar për mirëkuptimin.
Për qarkun e Korçës, ju saktësoj oraret e bllokimit të rrugëve, për 2 ditët e ardhshme, në lidhje me aktivitetin çiklistik:
Ditën e martë, ora 15:30-18:30, do të bllokohet aksi rrugor Qafë Thanë-Pogradec-Korçë. Ditën e mërkurë, ora 11:30-14:30, do të bllokohet aksi rrugor Korçë-Pogradec-Qafë Thanë.
Top Channel