Foto/ Gjendet bombola e shpërthyer që shkaktoi zjarrin në katin e fundit të pallatit në Institut
30/05/2022 18:51
Shpërthimi i bombolës që shihni në foto dyshohet të jetë shkaku i zjarrit që përfshiu katin e fundit të një banese këtë të hënë në drekë.
Zjarri nisi në katin e fundit të ndërtesës tri katëshe në zonën e Institutit në kryeqytet, dogji të gjithë çatinë dhe u përhap në pothuajse të gjithë godinën.
Banorët kanë dalë me nxitim nga banesa dhe nga flakët pati vetëm dëme materiale. Disa familje të këtij pallati janë tashmë të pastreha.
Ekspertët kanë gjetur bombolën në vatrën e zjarrit, ndërkohë që vazhdojnë hetimet për ngjarjen.
Top Channel