Shumica socialiste dhe opozita dështuan të zgjedhin një president konsensual për pesë vitet e ardhshme. Tashmë që edhe raundi i tretë u ezaurua pa një kandidat, do të jetë shumica e Edi Ramës që do të propozojë e votojë me një shumicë te thjesht prej 71 votash kryetarin e ri të shtetit, në raundin e katërt.
Edhe kjo seancë e tretë ishte fotokopje e dy të parave por me një ndryshim. Enkelejd Alibeaj dhe deputetët që e mbështesin e bojkotuan seancën. Deputeti Arbi Agalliu i cili vuri në pikëpyetje legjitimitetin e kësaj séance.
“Në seancën e zhvilluar sot në orën 10.00 nuk kanë qenë prezent 84 deputetë, që do të thotë se kjo seancë është nul. Pra më seancën e sotme, siç të gjitha pamjeve filmike, fotove apo dëshmitarëve që kanë në sallë, nuk ka patur 84 deputetë.”- tha Agalliu
Zoti Agalliu nuk dha asnjë detaj se ku e mbështet ligjërisht këtë pretendim një kohë kur nuk ka asnjë parashikim ligjor për kuorumin në seancat e posaçme për zgjedhjen e presidentit. Neni 55 i rregullores të kuvendit thotë se seancat zhvillohen me prezencën e 71 deputetëve.
Ndryshe nga deputetët e Alibeajt, në bojkon nuk u përfshinë deputetët e Berishës,
Enkelejd Alibeaj u shfaq aspak i penduar për bojkotin e raundit të tretë.
“Jo, as i penduar dhe as i tallur. Kishin për të zgjedhur presidentin e republikës, meriton që të ketë dinjitet. Edhe e dija që do hanin fjalët këta. Mora pjesë në proces për të mos marrë pjesë në proces. E dimë që janë hajdutë por i kishim detyrim shqiptarëve.”- tha Alibeaj.
Kryeministri Edi Rama dhe ministria e punëve të jashtme Olta Xhacka nuk ishin në seancë pasi janë nisur për në New York nga ku Shqipëria me 1 qershor do të marrë presidencën e këshillit të sigurimit në OKB.
Tashmë që socialistët duhet ta zgjedhin të vetëm presidentit, hapat që do të ndërmerren i tregoi kreu grupit parlamentar socialist Taulant Balla.
Parashikohet që raundi i katërt për zgjedhjen e presidentit të ri mund të mbahet këtë të shtunë ose të hënën e ardhshme.
Kjo do të vendoset të martën në konferencën e kryetarëve.
Top Channel