Pas vizitës në Tiranë ministri i punëve të jashtme të Greqisë, Nikos Dendias, në një intervistë për një radio greke, tha se çuarja në gjykatën ndërkombëtare të Hagës të mosmarrëveshjes për kufirin detar nuk është bërë ende, pasi presidenti nuk i jep autoritetin përkatës kryeministrit Rama.
“Presidenti, theksoi Dendias padyshim do të zgjidhet një tjetër në dy-tre muajt e ardhshëm. Pra, e gjithë kjo atëherë është e realizueshme”.
Por presidenti Ilir Meta pretendon krejt të kundërtën e asaj çka thotë shefi diplomacisë greke, duke theksuar se ia ka dhënë dritën jeshile grupit negociator shqiptarë në arritjen e vetëm një projekt marrëveshje për kufirin detar.
Ilir Meta: Grupi negociator kërkesë nga ish ministri Ditmir Bushati….19 mars 2018 autorizoi të lëshojë plotfuqinë për grupin negociator….
Sipas presidentit Meta grupet negociatore shqiptaro-greke kanë zhvilluar tre raunde negociatash e më pas pa marrë një kërkesë nga kryeministri Rama.
Ilir Meta: Rama kërkesë për ti drejtuar vetë ato negociata …..asnjë kërkesë për autorizim nuk u paraqit. KM dhe qeveria nuk kanë qenë transparent me opinionin public dhe presidentin. Është në fuqi autorizimi presidentit dhe nuk ka kërkesë për …..tre prej grupit janë larguar.
Në emër të transparencës të këtij procesi delikat, kreu shtetit u shpreh i gatshëm të vihet në dispozicion të kuvendit për të shpjeguar hapat që ka ndërmarrë në mos-bërjen pengesë të negocimit me palën greke.
Top Channel