2 deri në 3 mijë euro i kushton një emigrant të parregullt kalimi në territorin shqiptar me destinacion final një vend të Bashkimit europian.
Emigrantët kryesisht nga Siria e Pakistani lëvizin në grupe të vogla maksimumi me 26 persona me lidhje familjare apo miqësore mes tyre.
Kakavija rezulton të jetë pika më e përdorur gjatë këtij viti në dallim me një vit më parë ku rezultonte më i frekuentuar kufiri i gjelbër në Kapshticë.
“Numri i personave që kërkojnë azil në Shqipëri ka rënë ndjeshëm krahasuar me vite më parë ndërsa problematike mbetet numri I emigrantëve të cilët nuk kanë asnjë mjet identifikimi me vete kur hyjnë në territorin shqiptar. “- tha Eduard Merkaj
Për futjen në territorin shqiptar emigrantët përdorin harta që gjenden lehtësisht në smart phonëve por jo rrallë herë edhe lidhin kontakte me kontrabandistë të cilët kundrejt parave i transportojnë nga Gjirokastra drejt Tiranës e më pas drejt pikave kufitare të Malit të Zi.
Për këtë vit janë identifikuar dhe arrestuar 100 persona që janë kapur duke kontrabanduar emigrant mes të cilëve 18 janë të huaj. Risi për këtë vit është edhe futja e emigrantëve nga pikat e kalimit kufitar me Maqedoninë e veriut. Ku emigrantët futen të fshehur nëpër kamionë mallrash shpesh pa dijeninë e shoferit.
Top Channel