Refuzimi i Mirakajt në Komision/ Berisha: Diskriminimi në Shqipëri i pakufishëm, refuzuat një ikonë të vuajtjes dhe presekutimit

30/05/2022 13:05

Kryetari i Partisë Demokrtike Sali Berisha, gjatë fjalës së tij ditën e sotme në Kuvend e ka quajtur refuzimin e Simon Mirakës në Komisionin e Dosjeve të Sigurimit të Shtetit, si një disktiminim të një personi të persekutuar.

Ai u shpreh se diskriminimi i qeverisë ndaj qytetarëve është i pakufijshëm, ku sipas tij 95 përqind e proceseve gjyqësore fitohen vetëm nga narko-qeveria dhe jo nga qytetarët.

“Kur debaton për diskriminimin, mendja ara së gjithash të shkon tek minoritetet që jetojnë në shekuj në Shqipëri. E vërteta është që kanë qenë qytetarët shqiptarë më të diskriminuar të Europës në këto tetë vite, jo me ligje por me praktika diskriminuese. Shkoni pak në zonat minoritare dhe kontrolloni investimet nga qeveria. Zero. Është ndjekur politika e diskriminimit të plotë të tyre. Në Korçë edhe trguan iua morën. Jeni shkaku më kryesor i këtij dëmi të madh. Kjo është situate me minoritetet. Ky është regjimi i diskriminimit universal. Si askund në Europë këtu diskriminohen të varfërit e orivohen nga shkollimi. A mund ta imagjinoni të ngrihet mesatarja për minoritete? A mund të krahasohen në këtë mënyrë? Vetëm për faktin se janë të varfër? Të diskriminuar janë demokratët me një të rënë të lapsit u hoqën 20 mijë familje nga qarku i Kukësit nga ndihma ekonomike për faktin e vetëm që nuk e votuan qeverinë. Kukësi prodhon të ardhura për frymë më shumë se çdo qytet tjetër por është qarku më i varfër në Europë sot. Nuk ka pasur diskriminues të tillë, edhe Enver Hoxha bënte shpërndarje ndërsa ju duke praktikuar vjedhjen diskriminoni një Shqipëri të tërë.Ju diskriminoni dhunshëm komunitetet fetare, pronarët, të përndjekurit politk. A e dini ju që burrat dhe gratë e këtyre që kam nga mbrapa marrin dhjetëra e mijëra metra katrorë për të bërë resorte turistike. Sot refuzuar Simon Mirakën, një nga ikonat e vuajtjes së presekutimit. Një kombinim individ që lidh krimin i fshinë emrin. Diskriminimi juaj ndaj qytetarëve është i pakufijshëm, 95 përqind e proceseve gjyqësore fitohen vetëm nga narko-qeveria, qytetarët nuk i fitojnë kurrë dhe tani vendoset që rekursin ta shndërroni në një mekanizëm plaçkitje. Nuk mund të ketë kurrë barazi, barazia ligjore është thjeshtë një iluzion, rruga e vetme është që secili nga ne të mendojë ta shndërrojë Shqipërinë në vendin e qytetarëve të barabartë para ligjit.”- tha Berisha

Top Channel