21/12 15:08
Kuvendi është mbledhur ditën e sotme në seancë plenare për e raundin e tretë të zgjedhjes së presidentit, ku u njoftua se dhe ky raund është ezauruar për shkak se opozita nuk ka paraqitur asnjë emër.
Në Kuvend nuk është paraqitur as Alibeaj dhe as mbështetësit e tij, duke bojkotuar kështu seancën plenare.
Sot ora 10:00 e gjeti parlamentin në një seancë të posaçme, e cila u zhvillua thjesht për procedurë. Ndryshe nga dy raundet e para të votimit që u zhvilluan pasdite, ky i tretë u zhvillua paradite. Në kushtet kur edhe raundi i tretë zhvillohet pa kandidatë, do të jetë raundi katër përcaktues se kush do të jetë kreu i ri i shtetit.
Top Channel