“Dua e do protestën, unë dua Dua Lipën”, Rama nga Brukseli: Ajo është këngëtare, jo Papa 29/09 14:39
Kryetari i grupit parlamentar i Partisë Demokratike Taulant Balla, u pa ditën e sotme gjatë seancës parlamentare të komunikonte me deputetin e PD-së Tritan Shehun.
Ditën e sotme u dogj mundësia e fundit që opozita të propozonte një kandidaturë për presidentin e Shqipërisë, por megjithatë Balla tha pas përfundimit të seancës se është i hapur për bisedime e dialogime me deputetët e Partisë Demokratike që duan të bashkëpunojnë.
Nuk dihet ende nëse Tritan Shehu është një nga deputetët e PD që ka dëshirë të bashkëpunojë për zgjedhjen e presidentit.
Nesër do të caktohet edhe data se kur do të mbahet raundi i katërt për zgjedhjen e kreut të shtetit.
Top Channel