“Unë jam mësuar të fitoj trofe dhe do të provojmë të triumfojmë në Serinë A e më pas në Ligën e Kampionëve”, deklaroi Silvio berlusconi menjëherë pasi Monza e tij siguroi ngjitjen për herë të parë në histori, në elitën e futbollit italian.
I pari është një futbollist i lirë, pasi ka refuzuar rinovimin me Torinon dhe Berlusconi është gati të angazhohet personalisht për ta bindur t’i bashkohet projektit të tij te Monza, duke i ofruar edhe një rol lideri, me shiritin e kapitenit në krah.
Megjithatë misioni nuk do të jetë i lehtë, pasi për Belottin interesohen disa klube italiane dhe jo vetëm, ndërsa vetë sulmuesi ka pretendime të mëdha ekonomike, pasi kjo pritet të jetë kontrata e fundit e rëndësishme për të.
Sa i përket mesfushës, Galliani e Berlusconi kanë projektuar firmën me Stefano Sensin, futbollist në pronësi të Interit, që gjysmën e dytë të këtij sezoni ishte në huazim te Sampdoria dhe që vështirë se do të rikthehet më te zikaltrit.
Interi është gati të heqë dorë nga kartoni i tij për një shifër prej 10-15 milionë eurosh, duke qenë se shpenzoi vetëm 25 katër vite më parë, për ta marrë nga Sassuolo.
Një tjetër emër në listën e Gallianit është edhe kampioni i freskët me Milanin në Serinë A, Junior Messias, që nuk ka bindur sa duhet Piolin e Maldinin dhe do të rikthehet sërish te Crotone, që ka pronësinë e kartonit.
Megjithatë vetëm për pak ditë, pasi Monza është gati të paguajë 7-8 milionë eurot e kërkuara nga Crotone për brazilianin dhe ta sjellë në dispozicion të trajnerit Stroppa për sezonin e ri.
Me emra të tillë, Berlusconi e Galliani synojnë jo vetëm të shtojnë ndjeshëm eksperiencën në ekip, por edhe cilësinë për të synuar diçka më shumë se mbijetesa, që në sezonin e tyre të parë në Serinë A.
Top Channel