Ralf Rangnick e ka mbyllur aventurën me Manchester United. Pasi mori detyrën e trajnerit të përkohshëm më 3 dhjetor deri në fund të sezonit, 63-vjeçari gjerman ka bërë të ditur se nuk do të qëndrojë tek United si konsulent, pasi ka pranuar ofertën e trajnerit të Austrisë.
Rangnick do të marrë drejtimin e kombëtares austriake më 1 qershor, teksa klubi anglez ka zyrtarizuar ndarjen me të me anë të një komunikate zyrtare, aty ku shkruhet: “Dëshirojmë të falënderojmë Ralf Rangnick për përpjekjet e tij si menaxher i përkohshëm gjatë gjashtë muajve të fundit.
Me marrëveshje të përbashkët, Ralf tani do të fokusohet ekskluzivisht në rolin e tij të ri si trajner i kombëtares austriake dhe për këtë arsye nuk do të marrë një rol këshillues në Old Trafford. I urojmë fat në këtë aventurë të re”.
Gjermani nuk ia doli dot të kualifikojë “Djajtë e Kuq” në Champions League. Drejtuesit e United zgjodhën holandezin Erik Ten Hag si timonierin e ri të skuadrës. 52-vjeçari ka firmosur deri në vitin 2025 me Manchester United./ SuperSport
Top Channel