Liverpool po përgatitet për t’i thënë lamtumirë Sadio Manes, i cili ka kohë që e ka lajmëruar klubin e “The Reds” që do të largohet, dhe kjo gjë pritet të ndodhë që këtë verë.
“Dua të falenderoj tifozët dhe trajnerin për gjithçka. I uroj gjithë të mirat kësaj skuadre”-ishin fjalët, që raportohet se senegalezi tha në dhomat e zhveshjes.
Kontrata e 30-vjeçarit me “The Reds” përfundon në verën e vitit 2023 dhe ai nuk ka pranuar që të rinovojë me Liverpool dhe tashmë sulmuesi duket shumë afër kalimit te Bayern Munich, ku shihet si zëvendësues i denjë i Robert Lewandowskit, nëse polaku do të largohet këtë verë, pasi nuk ka pranuar që të rinovojë kontratën, e cila mbaron më 30 qershor të 2023-shit./ SuperSport
Top Channel