Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të partisë së tij, ka bërë të ditur se Kosova është duke u përgatitur për aplikim në NATO dhe në Bashkim Evropian.
Ai tha gjithashtu se aplikimi i Kosovës për në Këshillin e Evropës dhe antarësimi është një mundësi më shumë për Kosovën.
“Anëtarësimi ynë në këtë institucion është vlerë e shtuar për Këshillin dhe mundësi për Kosovën që të përparojë edhe më shumë në fushën e të drejtave të njeriut, demokracisë dhe sundimit të ligjit. Gjithashtu jemi duke bërë përgatitjet drejt anëtarësimit në programin për partneritet dhe paqe në kuadër të NATO-s dhe do të aplikojmë për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, tha Kurti.
Kosova ka aplikuar më 12 maj, për anëtarësim në Këshillin e Evropës.
Ndërkohë, kryeministri Kurti u shpreh se një vit qeverisje ka qenë mjaft sfidues, duke përmendur pandeminë, krizën energjetike, agresionin rus në Ukrainë e shumë çështje tjera, por se gjatë këtij viti krahas sfidave kanë shënuar progres edhe në disa fusha.
Top Channel