Kalimi te Barcelona? Deklarata e Lewandowskit gëzon tifozët katalanas

29/05/2022 17:20

Çështja e së ardhmes së Robert Lewandowskit është kthyer në një “telenovelë me tre aktorë kryesorë”, Bayern Munich-Lewa-Barcelona.

Polaku ka dhe një vit kontratë me kampionët e Gjermanisë, pra deri në verën e 2023-shit, por tashmë ai i ka lajmëruar bavarezët që dëshiron të largohet që këtë verë, pasi 33-vjeçari kërkon një eksperiencë në një kampionat të ri, më saktësisht në La Liga me katalanasit.

Megjithatë Bayern Munich nuk pranon që ta lërë sulmuesin kryesor të skuadrës të largohet dhe në kushtet, ku polaku nuk pranon rinovimin, krerët e klubit bavarez kanë deklaruar se Lewandowski do duhet që të respektojë kontratën.

Nga ana tjetër, te Barça duan shumë që ta afrojnë gjatë kësaj merkatoje sulmuesin dhe po punojnë që ta arrijnë një gjë të tillë.

Vetë Lewandoski, duke folur së fundmi për “Sky Sport” në Gjermani, ka lënë të kuptohet se lëvizja e tij për në Barcelonë mund të ndodhë shumë shpejt.

“Do të vijë koha kur mund të jap informacione, së shpejti do jem në gjendje të them më shumë.”, tha ai.

Gjatë këtij sezoni Lewandowski ka luajtur në 46 ndeshje në të gjitha kompeticionet dhe në to ka shënuar 50 gola dhe ka dhënë 7 asiste./ SuperSport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA