I kanë mbetur edhe dy ditë te Southampton, cila do të jetë e ardhmja e Brojës?

29/05/2022 14:30

Edhe dy ditë duhen që huazimi i Armando Brojës te Southampton të mbarojë dhe tashmë pikëpyetje të mëdha ngrihen për të ardhmen e talentit të kombëtares shqiptare.

Sulmuesi kaloi një sezon që mund të konsiderohet i mirë te ekipi i Hasenhuttl, ndërsa në 38 ndeshje në të gjitha kompeticionet shënoi 9 gola dhe dha 1 asist.

Megjithatë tashmë të gjithë pyesin se ku do jetë e ardhmja e 21-vjeçarit shqiptar, i cili ka kontratë deri në verën e 2026-ës me Chelsea-n.

Mediet britanike raportojnë se Napoli dëshiron shumë ta afrojë shqiptarin, pasi e sheh si zëvendësuesin ideal të Osimhen, pasi ky i fundit duket se dëshiron ta vazhdojë rrugëtimin e tij te Manchester United.

Ndërsa nga ana tjetër të shumtë janë dhe klubet angleze që i kanë vënë syrin shqiptarit, përfshirë këtu edhe Tottenham apo Arsenal, por duket se Chelsea është duke e marrë në konsideratë për ta mbajtur vetë gjatë këtij sezoni sulmuesin.

Aktualisht Broja ndodhet në Angli dhe nuk është grumbulluar me Kombëtaren për ndeshjet e Nations League, pasi thuhet se është i infektuar me Covid-19 dhe do ta humbë ndeshjen e parë në Islandë, por me siguri do të jetë nën urdhrat e Rejas për sfidën e shtëpisë me Izraelin./ SuperSport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA