Me plot 9 pritje, pjesa më e madhe vendimtare, Thibaut Courtois ishte padyshim heroi i Realit të Madridit, që fitoi Champions Leaguen për herë të 14 në histori, pasi mposhti Liverpoolin me rezultatin minimal 1-0 në “Stade de France”.
Gardiani belg deklaroi pas ndeshjes se dëshironte të fitonte një finale të madhe për karrierën e tij, teksa u ankua se në Angli nuk e kishin respektuar sa duhet për atë që bënte në fushën e lojës.
“Doja të fitoja një finale për karrierën time, për t’i vënë respekt emrit tim, pasi mendoj se nuk jam respektuar sa duhet, veçanërisht në Angli, ku jam kritikuar vazhdimisht, edhe pas sezoneve mjaft të mira. Jam shumë krenar për ekipin, pasi ne luftuam të gjithë së bashku dhe sa herë që duhej ndihma ime, unë isha aty për të treguar aftësitë e mia.Kemi mposhtur ekipet më të mira në botë si Man. City e Liverpool, ndaj është një sukses tërësisht i merituar”, deklaroi Courtois.
Top Channel