Era e fortë rrëzon pemët, bllokohet një anë e rrugës në Bulgarec të Korçës
29/05/2022 13:52
Era e fortë dhe moti i keq ka rrëzuar pemët në afërsi të fshatit Bulgarec në Korçë.
Si pasojë, është bllokuar një anë e rrugës për qarkullimin e mjeteve.
Pritet ndërhyrja për heqjen e pemës nga rruga nacionale.
Vendi ynë sot do të jetë në ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike duke bërë që moti të jetë me vranësira të dendura duke rrezikuar në pjesën më të madhe të vendit rrebeshe shiu shoqëruar me mini-stuhi të forta ere si edhe breshër në zona të izoluara.
Kjo situatë meteorologjike do të vijojë deri në orët e vona të mbrëmjes kur pritet përmirësim i kushteve atmosferike duke ri-kthyer sërish motin e kthjellët.
Top Channel