Gialuigi Donnarumma ka folur së fundmi për skuadrën e Milanit dhe fitimin e titullit kampion të Seria A nga “kuqezinjtë”.
Duke folur në konferencën për mediat nga grumbullimi me përfaqësuesen italiane, përpara ndeshjes me Argjentinën, për “CONMEBOL Cup” që do të luhet më 1 qershor në orën 20:45 në “Wembley” dhe që do transmetohet ekskluzivisht në ‘Super Sport 2”, portieri uroi ish-ekipin e tij, por në të njëjtën kohë shtoi se nuk pendohet që është bashkuar me Paris Saint-Germain.
“Ishte një vit i përsosur për Milanin dhe i përgëzoj, ata bënë një punë të pabesueshme dhe jam krenar për ta. Jam shumë i lumtur që e arritën këtë gjë, por nuk pendohem që u largova, ky sezon më ka ndihmuar mua në çdo aspekt.”-deklaroi italiani.
Gjatë këtij sezoni, Donnarumma ka luajtur në 24 ndeshje në të gjitha kompeticionet me PSG-në dhe në to ka pësuar 17 gola, ndërsa në total e ka mbajtur vetëm 9 herë portën të paprekur./ SuperSport
Top Channel