Ambasadori rus: Kremlini nuk do të përdorë armë bërthamore në Ukrainë

29/05/2022 13:31

Ambasadori rus në Britani i tha BBC-së se nuk beson se vendi i tij do të përdorë armë taktike bërthamore në luftën kundër Ukrainës.

Andrei Kelin tha se sipas rregullave ushtarake ruse, armë të tilla nuk përdoren në konflikte si ky. Rusia ka dispozita shumë strikte për përdorimin e tyre, tha ai, kryesisht kur rrezikohet ekzistenca e shtetit.

“Nuk ka të bëjë fare me operacionin aktual”, i tha ai Sunday Morning.

Kur Vladimir Putin vendosi forcat e tij bërthamore në gatishmëri të lartë në fund të shkurtit, menjëherë pas pushtimit, ai u perceptua gjerësisht si një paralajmërim.

Putin fajësoi zhvillimin e agresionit nga Perëndimi dhe NATO. Por Sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, Ben Wallace e quajti atë një përpjekje për të shpërqendruar njerëzit nga “çfarë po shkon keq në Ukrainë”, duke thënë se Rusia ishte prapa në planin e pushtimit.

Armët bërthamore taktike mund të përdoren në distanca relativisht të shkurtra, në krahasim me armët bërthamore “strategjike” të cilat mund të lëshohen në distanca shumë më të gjata. Rusia mendohet të ketë rreth 2000 armë bërthamore taktike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA