Aksidentoi për vdekje 57-vjeçaren në Kamëz, bie në pranga shoferi
29/05/2022 10:17
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Kamëz , ku ka humbur jetën një grua.
Mësohet se aksidenti ka ndodhur rreth orës 21:00, ku E. M., 32 vjeç, banues në Kamëz, duke drejtuar mjetin e tij, ka aksidentuar N. Sh., 57 vjeçe, dhe R. Ç., 20 vjeçe.
Si pasojë e aksidentit, N. Sh., ka ndërruar jetë, ndërsa R. Ç., ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Shoferi është arrestuar në flagrancë pas aksidenit.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel