Një mjet është aksidentuar në aksin në ndërtim Kardhiq- Delvinë 200 m larg tunelit të qafës së Skërficës.

Mjeti ka dalë nga rruga dhe është përmbysur disa metra në një terren të pjerrët. Drejtuesi i mjetit dhe dy pasagjerët janë të plagosur por nuk kanë rrezik për jetën.

Të tri personat janë nga Berati me nënshtetësi amerikane dhe besohet se kanë ngatërruar rrugën edhe prej mungesës së tabelave sinjalizuese.

Ky aks është në ndërtim dhe nuk lejohet kalimi i mjeteve megjithatë avancimi i punimeve lejon mjetet të përshkojnë një segmet prej gati 15 km asfalt.

Të aksidentuarit anëtarë të së njëjtës familje janë jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Gjirokastrës.

Megjithëse pa pasoja serioze ky është aksidenti i tretë që shënohet në këtë aks gjatë javëve të fundit.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel