Ukraina thotë se ‘do të fitojë në Detin e Zi me ndihmën e armatimeve të huaja’ (fotot)

28/05/2022 16:47

Ministri ukrainas i mbrojtjes Alexey Reznikov deklaroi sot se Kievi “përsëri do të fitojë” në konfliktin me Rusinë, me ndihmën e armatieve të dërguara nga jashtë, veçanërisht raketat anti-anije amerikane Harpoon që po sillen në vend nga Danimarka.

Në një postim të gjatë sot në rrjetin Facebook, Reznikov falenderonte gjithashtu shumë vende që kishin rimbushur depot e Ukrainës me predha artilerie 155mm, si dhe vlerësoi dërgesat amerikane të anti-tankëve M777 155mm, si dhe të më shumë se 100 dronëve të disa tipeve.

 “Mbrojtja bregdetare e vendit tonë do të përforcohet me raketa Harpoon që do të operohen nga grupe të trajnuara ukrainase,” tha ai.

Zhvillimi vjen teksa në fillim të javës sekretari amerikani mbrojtjes Lloyd Austin njoftoi se Danimarka do të dërgonte një numër të paspecifikuar raketash të tilla në Ukrainë.

Raketat Boeing’s A/U/RGM-84 Harpoon, janë mjetet standarde anti-anije të marinës së SHBA, me një rang goditjeje prej me shume se 100 km. Ato mund të drejtohen me radar dhe fluturojnë pranë sipërfaqes së detit  derisa arrijnë objektivin. Në pikën e fundin ato kryejnë një manovër ngjitjeje për ta goditur atë nga sipër.

Harpoon lëshohen nga anijet ose mjetet ajrore.

Reznikov përmendi gjithashtu raketat ‘Neptune’ të prodhuara në vend, për të cilat Kievi thotë se përdori për të fundosur anijen ruse në prill.

Reznikov nuk është zyrtari i pare që bën dekarata të tilla për luftë në Detin e Zi, i cili kontrollohet nga marina ruse prej nisjes së konfliktit.

Edhe ministri i brendshëm  ukrainas Anton Gerashchenko tha më herët se SHBA po përgatit një plan “për të shkatërruar Flotën Ruse të Detit të Zi”, çka u mohua shpejt nga Pentagoni.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA