Ish kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar përmes një postimi në rrjete sociale, për ndarjen nga jeta të ish presidentit Lulzim Basha.

“Trishtues lajmi i ndarjes së parakohshme nga jeta të Presidentit Bujar Nishani. Ngushëllimet më të ndjera familjes, miqve dhe të afërmve të tij. Sot Partia Demokratike ka humbur një politikan të përkushtuar, kontributin e të cilit për të dhe Shqipërinë do ta kujtojë përherë me respekt. U prehtë në paqe!” shkruan Basha.

Ish presidenti i Republikës, Bujar Nishani ndërroi jetë sot në një spital në Gjermani, ku ndodhej i shtruar për shkak të komplikacioneve nga covid 19
Prej më shumë se një muaj, ish-Presidenti u tranferua nga spitali Shefqet Ndroqi në një spital në Gjermani për një trajtim më të specializuar, por sipas mjekëve atje ish-Presidenti ra në gjendje kome dhe pësoi vdekje të trurit,f atkeqësisht një gjendje shëndetësore e pakthyeshme për ish Presidentin.

Top Channel