SHBA publikon dokumentet për UFO-t ‘topa drite’ që mbikqyrnin luftanijen në oqean (fotot)

28/05/2022 15:55

Mes dokumenteve të fundit sekrete të publikuara nga ushtria e SHBA tregohet dhe rasti kur një luftanije është ndjekur nga dy UFO në formë “topi drite”, që është një nga elementët më të mistershëm të çështjes.

Luftanija amerikane USS Kearsarge është nje nga disa mjete detare që raporton episode me objekte të paidentifikuara fluturimi teksa ushtria e SHBA duket se ka vendosur të hapet paksa për fenomenet misterioze.

Producenti kinematografik  Dave C. Beaty – i cili ka realizuar filmin e vitit 2019 The Nimitz Encounters për episodin e vitit 2004 të marinës SHBA me një objekt misterioz, ka treguar për ngjarjen qe prej tetorit 2021.

Tashmë dokumente të reja janë prezantuar nga studiuesi i UFO-ve Kyle Warfel, të publikuara nga e përditshmja britanike Sun Online.

Dosjet e ushtrise kanë redaktime të shumta por gjithsesi detajojnë “observim objektesh fluturuese të paidentifikuara nga luftanija” të cilat e kishin shoqëruar atë për njëfarë periudhe, duke u vendosur sa nga njëra anë te tjetra.

Zyrtarët shtonin se UFO-t “dukeshin të interesuara se sistemet e mbrojtjes ajrore të luftanijes  që ishin vendosur në majën e përparme të saj.”

Në dokumente prezantohen dhe disa foto dhe imazhe të shkëputura nga video, por të gjitha të redaktuara me pulla të mëdha të zeza në to.

Pamje video besohet se janë regjistruar nga ekuipazhi i anijes por ato nuk janë publikuar.

Dy objektet fluturuese besohet se kanë shoqëruar luftanijen amfibe 40,500 toneshe duke u shfaqur disa net rresht, teksa ajo ishte në trajnim në brigjet lindore të SHBA.

Zoti Beaty thotë se është kontaktuar nga një oficer në pension i marinës i cili tha se sistemet anti-dronë të anijes nuk funksiononin me mjetet fluturuese .

Disa zyrtarë kishin besuar fillimisht se objektet ishin pjesë e manovrave por kur kishin komunikuar në radio me komandën u ishte thënë se “nuk janë tonat”.

Zhvillimi nuk është i pari i këtij lloji teksa një zyrë e tërë është krijuar në Pentagon, sipas tyre për studimin e fenomeneve të paidentifikuara ajrore, teksa shtohen thirrjet për më shumë transparencë nga zyrtaret.

FOTO GALERI
2/5
Luftanija amerikane USS Kearsarge është nje nga disa mjete detare që raporton episode me objekte të paidentifikuara fluturimi

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA