Perisiç largohet nga Interi dhe Italia, zgjedh një tjetër skuadër për të vijuar karrierën

28/05/2022 11:09

Ivan Perisic ishte një ndër lojtarët më të mirë të Interit në sezonin që sapo përfundoi. Anësori ofensiv kroat shënoi 8 gola dhe dhuroi 7 asiste në Serie A, kampionat ku nuk do të luajë më.

Në ishull e duan Chelsea dhe Tottenham. “Blutë e Londrës” kanë probleme sa i përket pronësisë së klubit, ndërsa Antonio Conte insiston ta marrë në skuadrën e tij.

Oferta e Tottenham plotëson dëshirat e sulmuesit të majtë: kontratë 2-vjeçare dhe pagë sezonale 6 milionë euro. Lojtari ballkanas tundohet nga ideja për të luajtur në Premier League.

Te Tottenham presin përgjigjen e tij përfundimtare, që pritet të jetë pozitive. Perisic fitoi titullin, Kupën dhe Superkupën e Italisë me Interin, ndërkohë që po pret të nisë një tjetër aventurë me Conten si trajner./supersport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA