Nikolla mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të ish-Presidentit Nishani: I shërbeu vendit me përkushtim

28/05/2022 16:04

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të ish Presidentit të Republikës, Bujar Nishani. 

Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, ka shprehur sot  ngushëllimet  për ndarjen nga jeta të ish Presidentit të Republikës, Bujar Nishani.

“ Me dëshpërim mora lajmin e hidhur për ndarjen e parakohshme nga jeta të ish Presidentit të Republikës, Bujar Nishani.

Si President, deputet dhe në detyra të tjera të larta shtetërore, Bujar Nishani i shërbeu vendit me përkushtim dhe për shërbimin e tij do të kujtohet e respektohet nga qytetarët. Ngushëllime familjes për humbjen e njeriut të tyre të dashur!

U prehsh ne paqe President Nishani!”, shkruan në mesazhin e ngushëllimit Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla.

 

Top Channel