Ministria ruse e mbrojtjes: Qyteti Lyman në rajonin e Donetskut, është nën kontrollin tonë të plotë

28/05/2022 14:48

Ministria ruse e mbrojtjes thotë se qyteti në rajonin e Donetskut ka rënë nën kontrollin e plotë të forcave ruse dhe të mbështetura nga Rusia.

Kjo vjen një ditë pasi separatistët pro-rusë nga Republika Popullore e vetëshpallur e Donetsk thanë se kishin pushtuar plotësisht qytetin, një qendër hekurudhore në perëndim të Severodonetsk.

“Pas veprimeve të përbashkëta të njësive të milicisë së Republikës Popullore të Donetskut dhe forcave të armatosura ruse, qyteti i Lyman është çliruar tërësisht nga nacionalistët ukrainas”, tha ministria e mbrojtjes në një deklaratë.

Të premten, Ukraina tha se Rusia kishte kapur pjesën më të madhe të Lyman, por se forcat e saj po bllokonin një avancim në Sloviansk, një qytet gjysmë ore me makinë më në jugperëndim.

Lyman është strategjikisht i rëndësishëm sepse i jep akses në urat e rëndësishme hekurudhore dhe rrugore mbi lumin Siversky Donets.

Top Channel