Mbledhja e Këshillit/ Berisha: Udhëheqja dështake e çoi PD-në nga humbja në humbje, 44 mijë luftëtarë të vërtetë të lirisë nuk u dorëzuan

28/05/2022 11:29

Problematikat dhe krizat në Partinë Demokratike, janë shkak i udhëheqjes dështake sipas kryetarit të PD-së Sali Berishës.

Ai falendëroi gjatë mbledhjes së sotme të gjithë anëtarët e Rithemelimit dhe ata që e votuan, që nuk u dorëzuan dhe besuan në qëllimet e Rithemelimit, për tu ringritur më të fortë.

“Së pari dua të përshëndes anëtarët e këshillit të PD-së dhe së bashku me ju një përshëndetje të veçantë kanë anëtarët e Komisionit të Rithemelimit për kontributin e çmuar në procesin e rithemelimit. Ne mblidhemi sot në këtë mbledhje shumë të rëndësishme për të zgjedhur forumin drejtues për katër vitet që vijnë për të zgjedhur kryesinë. Ky përbën një moment tepër të veç dhe shënon përfundimin me sukses të një procesi kuvendesh e referendumesh të papara ndonjëherë në këtë parti dhe ndoshta unike në historinë e një force politike. Në këtë proces ne ja dolëm të jemi sot opozitë e vërtetë më të fuqishëm se kurrë në ekzistencën tonë e në misionin tonë. Sa herë të analizosh këtë proces, gjen se merita absolute u takon anëtarëve të partisë demokratike. Ata në 8 vite kishin ruajtur si gjënë më të çmuar misionin e tyre të lirisë. U ngritën sapo u dha kushtrimi e u bë thirrja, u ngritën në këmbë për të shpëtuar forcën e tyre politike me idealet e tyre udhëheqëse. Ndaj dhe ne kurrë nuk duhet të harrojmë këtë mësim, nuk duhet ta harrojmë kurrë për dy arsye, së pari PD kaloi nga disfata në disfatë, nga humbja në humbje për shkak të udhëheqjes dështake për shkak të pazareve të udhëheqjes së saj dhe jo për shkak të anëtarëve. Ata iu përgjigjen çdo thirrjeje në tetë vite, sakrifikuan në tetë vite, e gjithë kjo përbën një detyrim madhor për ne. 44 mijë luftëtarë të vërtetë të lirisë morën pjesë në aktet madhore të Rithemelimit.”

Top Channel