Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike zgjodhi  20 anëtarët e Kryesisë së re të kësaj force politike.

Arben Imami edhe pse kishte bekimin e Sali Berishës, nuk ia doli të fitojë besimin e demokratëve për të qenë pjesë e këtij organi të lartë drejtues.

Ndryshe ndodhi me  Jozefina Topalli e cila pasi Luzim Basha e përjashtoi me vendim personal nga partia, Sali Berisha e riktheu në të njëjtën mënyrë në parti.

Një vend në kryesinë  e rithemeluar pati edhe për Ina Zhupën  e cila e ndau përfundimisht  mendjen  duke u shkëputur zyrtarisht  nga grupi i Alibeajt.

Mes fituesve janë  13 anëtarë të Komisionit të Rithemelimit i cili tashmë nuk ekziston më. Rikthim ka për ish sekretarin organizativ  Ervin Minarroli, ndërsa ranë në sy ish deputetët  Gent Strazimiri, Arben Ristani dhe Keltis Kruja.

Anëtarët e rinj të kryesisë janë:

Fatbardha Kadiu me 141 vota

Ina Zhupa me 126 vota

Jozefina Topalli me 118 vota

Edith Harxhi me 85 vota

Mimoza hajdarmataj me 78 vota

Eleina Qirici me 75 vota

Belind Këlliçi me 192 vota

Flamur Noka me 116 vota

Oerd Bylykbashi me 148 vota

Ervin Minarolli me 137 vota

Luçiano Boçi me 128 vota

Agron Shehaj me 123 vota

Luan Baçi me 121 vota

Grigels Muçollari 116 vota

Gent Strazimiri me 100 vota

Enno Bozdo me 96 vota

Kletis Kruja me 91 vota

Arben Ristani me 90 vota

Aldo Bumçi me 89 vota

Florion Mima me 88 vota.

Risi i këtij procesi zgjedhor ishte numërimi elektronik i çdo flete votimi, i cili ndodh për herë të parë në partitë politike shqiptare.

Çdo votë kaloi në kohë reale në tabelën përmbledhëse nga ku u mësuan emrat fitues të anëtarëve të rinj të Kryesisë së Partisë Demokratike. I gjithë procesi ishte transparent për publikun dhe median.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA