Lista e hartuar nga Sali Berisha për Kryesinë e re të  Partisë Demokratike  tregoi e ai as ka ndryshuar dhe as ka reflektuar në raport më të shkuarën. Ai riktheu ish bashkëpunëtoret dhe shpërbleu besniket.

Hapja e Partisë Demokratike, aq shume premtuar nga foltorja, nuk ndodhi. E vetmja që kapërceu  muret e larta te  partisë së rithemeluar nga Sali Berisha është Ina Zhupa, ndersa Grida Duma me gjithë kthesën e forte pak dite me pare, nuk arriti te ishte te lista e kandidateve. Jashtë mbeti dhe Ervin Salianji  që u përfshi në procesin e zgjedhjes së drejtuesve te degëve.

35 deputete e bojkotuan sërish procesin. Sali Berisha, i cili dështoi ti afroi  rreth vetes  u kujtoi  udheheqjen e shkuar, por shmangu referencat me emër.

“PD kaloi nga disfata ne disfate per shkak te udhëheqjes se saj dështake, per shkak te pazareve te udhëheqjes se saj.”- tha Berisha

Sfide e rikthimit te trete te Berishes nuk është vetëm përçarja e partisë, por edhe nongrata amerikane. Sali Berisha foli per një per një orientim gjeopolitik te partisë.

“Te zevendesojme orientimin e shqiperise nga beogradi drejt Brukselit.”- tha Berisha

 

 

 

 

 

 

Top Channel