“Jetonin me gjak zemre, çuan vajzën në shkollë të lartë me një mijë halle”/ Fqinjët e familjes Kola, humbën jetën nëna me vajzat

28/05/2022 21:29

Fqinjët e familjes Kola, në të cilën humbën jetën këtë të premte nëna me dy vajzat thanë se ata jetonin në kushte të vështira ekonomike.

“Boll njerëz të urtë”, tha njëra nga fqinjet.

“Familje me halle, të mrekullueshëm, duke jetu me gjak të zemrës, nuk e di si ka ndodh kam qenë në punë, ata kanë edhe dy djem”, tha një fqinje tjetër.

“Në Fushë Arrez më keq s’ka, pa punë, fukara, s’kanë ku punojnë, s’kanë me ça të hanë, janë fukarenj, bukë me ngrënë nuk kanë. Këto e shumëkush në Fushë Arrëz, jetesa është shumë e vështirë në Fushë Arrëz. Do të marrësh borxh e të çosh fëmijët në shkollë. Kanë çuar në shkollë të lartë me një mijë halle. Në shkollë të lartë në Tiranë a Durrës”, tha fqinja.

“Kanë lëndë djemtë e burrin, djemtë janë të vegjël”, tha një tjetër fqinje.

Nëna 43-vjeçare me dy vajzat 19 dhe 16 vjeç ndërruan jetë sot, pasi kanë rënë në kontakt me energjinë elektrike.

Ngjarja ka ndodhur aksidentalisht. Njëra nga vajzat është futur për t’u larë dhe për shkak të rrjetit të amortizuar, ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.

Për ta ndihmuar ka shkuar edhe nëna me motrën, të cilat kanë pasur të njëjtin fat duke ndërruar jetë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA