Fotot/ Nga Jozefina Topalli, Rudina Hajdari e Arber Malltezi! Demokratët mbërrijnë në selinë e PD për mbledhjen e Keshillit Kombëtar

28/05/2022 11:12

Mbledhja e Këshillit Kombëtar do të nisë në pak minuta, ndërsa në selinë e PD-së janë bashkuar demokratët që do të marrin pjesë e që janë kandidatë për anëtarë të kryesisë së PD-së.

Siç shihet në seli kanë mbërritur emra si Jozefina Topalli, Rusina Hajdari, Arbër Malltezi, Ina Zhupa, Kasem Mahmutaj, të cilët janë kandidatë për kryesi. Në minutat në vijim pritet që fjalën ta marrë Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha dhe Kryetari i Këshillit Kombëtar Edi Paloka.

Pas fjalimeve do të nisë votimi. Paraprakisht çdo anëtar i Këshillit Kombëtar do të firmosë manualisht dhe elektronikisht për prezencën e tij në mbledhje.

Risi e këtij procesi zgjedhor është numërimi elektronik i çdo flete votimi i cili ndodh për herë të parë në partitë politike shqiptare.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel