Policia u vonua shumë më reagimin e saj ndaj masakrës në shkollën fillore Robb të Teksasit.
Jo se nuk mbërriti në kohë; mësohet se efektivët ishin në ndërtesë vetëm 2 minuta pasi agresori kishte hyrë brenda, por nuk ndërhynë. Zyrtarë vendas të sigurisë pohuan tani se shefi i policisë së rajonit të Uvaldes, ku ndodhet shkolla e kthyer ne skenën e tragjedisë, kishte marrë vendimin e gabuar, pas ii kërkoi forcave të tij të prisnin, të mos shkembenin zjarr me sulmuesin. Koloneli Steven McCraë, i Departamentit të Sigurisë Pulbike në teksas, nuk e permendi me emer oficerin në fjalë, port ha se ai kishte një karrierë më shumë se 30 vjecare.
“U mor vendimi se kjo ishte një situatë kur subjekti krijonte një barrikadë brenda dhe duhej treguar kujdes, e të mos ndërhyrjes menjëherë. Por ai rezultoi të ishte vendimi i gabuar, e për këtë nuk ka justifikim.”
Një lëvizje e tillë në fakt ngriri pikëpyetje të mëdha, për shkak se situata e krijimit të një barricade përfshin marrjen e pengjeve dhe negocjimin për lirimin e tyre. në këtë rast, agresori nuk bëri aspak një gjë të tillë, por nisi të qëllonte pa dallim fëmijët e mësuesit. Autori i sulmit në Uvalde, 135 kilometër larg San Antonios, 18 vjecari Salvador Ramos,
ishte i armatosur me pistoletë dhe automatic. 19 fëmijë e dy mësues humbën jetën ndërsa disa të tjerë u plagosën. Sipas CNN, 18 vjeçari që raportohet të ishte një i i ri bullizuar, kishte qëlluar gjyshen e tij në fillim, para se të shkonte në shkollë. Nga sulmet amok me armë në SHBA janë të prekura shpesh shkollat. Kështu në dhjetor 2012 një i ri qëlloi në shkollën fillore Sandy Hook 20 fëmijë dhe 6 të rritur. Në vitin 2018 një 19 vjeçar atëherë hapi zjarr mbi nxënësit dhe fëmjët dhe vrau 17 vetë.
Top Channel