Drejtoria e Antiterrorit në Policinë e Shtetit në bashkëpunim me partnerët amerikan në Siri, mundën të nxjerrin nga kampi Al Hol 13 shtetas shqiptarë.
Burime nga ministria e brendëshme i thanë Top Channel se tre gratë e riatdhesuara janë Almira K. Stela S. dhe Etleva S.
Top Channel disponon identetet e plota të fëmijëve të riatdhesuar por për cështje etike publikon vetëm inicialet e tyre.
Mes 10 fëmijëve të identifikuar në kampin Roj të nxjerrë nga atje dhe që tashmë ndodhen në një qendër pritje në Durrës janë edhe tre fëmijë jetim që kishin humbur prindërit gjatë luftimeve në Siri.
Ata janë A. K. , U. K. dhe H. K.
Ndërsa shtatë fëmijëte tjerë të moshave të ndryshme janë F. M, M. K., H. S.,A.Z.,H.Z.A. M. O. G.
Ky ishte operacioni i katërt që Shqipëria ndërmerr për të nxjerrë nga kampet e ferrit femijët dhe gratë shqiptarë të mbetur atje.
Tre operacionet e para nga Drejtoria e Antiterrorit kanë shërbyer në identifikimin e shtetasve shqiptare në këto kampe por riatdhesimi i menjëhershëm i të gjithëve është i pamundur.
Janë autoritetet lokale kurde ato që japin dritën jeshile për numrin e grave dhe fëmijve që duhet të lënë kampin.
Pavarisht eksperiencës në tre operacionet e para, burime në dijeni të këtij operacioni në kushtet e anonimatit i thanë Top Channel se shkalla e vështirësisë ishte e madhe.
Alban Dautaj drejtor i antiterrorit shqiptarë bashkë me oficerët Indrit Doda dhe Gert Brovina qendruan për më shumë se një javë duke kontrolluar në një terren me rrezikshmëri të lartë si kampi Al Hol i cili ka një popullsi prej më shumë se 60.000 persona dhe ku situata e sigurisë është jashtë kontrollit.
Nga ky kamp pas kontrollit në atë që njihet si seksioni të huajve u gjet një prej 10 fëmijëve që u riatdhesuara.
Tre gratë dhe 9 fëmijët e tjerë u identifikuan për ti riatdhesuar nga kampi Roj dhe një tjetër kamp.
Besohet se në kampet e Sirisë kanë mbetur dhe pritet të atdhesohen në ardhmen 20 gra e fëmijë shqiptarë.
Top Channel