Tragjedia në Devoll/ Nëna kryente punët e shtëpisë, ndërsa i mituri konsumoi rakinë në vend të ujit

27/05/2022 13:05

Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja e rëndë në Devoll, ku një 2 vjecar humbi jetën mesditën e sotme pasi konsumoi një sasi rakie.

Top Channel mëson se i mituri, i seksit mashkull, ka marrë një shishe për të pirë ujë, por në fakt shishja ishte e mbushur me raki.

Mësohet gjithashtu se nëna e 2-vjecarit ishte duke kryer punë e shtëpisë, ndërsa e ka gjetur të voglin të shtrirë në dysheme. Familjarët e kanë cuar menjëherë 2-vjecarin në spital, por fatkeqësisht për të ka qenë shumë vonë.

Sipas mjekëve, konsumimi i rakisë i ka bllokuar rrugët e frymëmarrjes 2 vjecarit c’ka ka sjellë më pas humbjen e jetës.

Njoftimi i policisë

Paraditen e sotme, në spitalin e Bilishtit, ka mbërritur i pajetë një i mitur 2-vjeçar, nga fshati Sul, Devoll.

Nga të dhënat e para dhe deklarimet e stafit mjekësor, dyshohet se fëmija ka humbur jetën pasi ka konsumuar aksidentalisht një sasi pije alkoolike (raki), nga një shishe që familjarët e kishin lënë në banesë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA