Kremlini ka njoftuar ditën e sotme se presidneti rus Vladimir Putin, ka akuzuar Ukrainën për sabotimin e bisedimeve të paqes me Rusinë.
Këto akuza besohet se janë bërëgjatë një telefonate 45 minutëshe mes liderit rus dhe kancelarit austriak Karl Nehammer.
Putin mohoi që bllokada e porteve të Ukrainës vjen nga vendi i tij dhe tha se nuk është fajtor për ndërprerjen e furnizimeve globale të ushqimit, duke sugjeruar shkakun e vërtetë të sanksioneve të vendosura nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
Kancelari i Austrisë tha se qëllimi i thirrjes, i përshkruar si “shumë intensive, shumë serioze”, ishte për të përcaktuar nëse mund të gjenden zgjidhje të mundshme humanitare në Ukrainë.
Ai gjithashtu shtoi se Putin tha se ishte gati të diskutonte një shkëmbim të burgosurish me Ukrainën.
Top Channel