Procesi në PD, duket se ka ndaluar ish kryeministrin Sali Berisha në thirrjen e protestave.

Në bashkëbisedimin e përjavshëm tashmë me gazetarët, Berisha tha se mjaftonin dy vrasjet e fundit për policët e droguar, për të thirrur protestat.

Ndër të tjera Berisha foli edhe mbi mbledhjen e kryesisë që pritet të mblidhet ditën e nesërme, për të cilën kryedemokrati tha se do të zgjidhen vetëm anëtarët e kryesisë, ndërsa sekretari I përgjithshëm dhe nënkryetarët do të zgjidhen në një moment të dytë.

Pse nuk është publikuar lista e kandidatëve?

Statuti parashikon që kryetari i propozon Kryesisë listën me emra. Në këtë rast këtë funksionin e merr komisioni Rithemelimit dhe ai do mblidhet sot pasdite për të shqyrtuar kandidaturat.

Nesër, vetëm anëtarët e kryesisë?

Më së shumti vetëm anëtarët e kryesisë në një mbledhje pasuese do zgjidhen drejtuesit më kryesorë. Sekretari i përgjithshëm dhe nënkryetarët.

Protesta nga PD për qeverinë e korruptuar, pse kjo ndalesë?

Është procesi që po kalon PD, një proces i domosdoshëm jetik për rithemelimin e saj.  Është një kohë e humbur për protesta. Mjaftonin dy vrasjet e fundit për policët e droguar, droga është bërë normë në polici dhe Rama ka urdhëruar ndalimin e testit të drogës. Gjëja më e paimagjinueshme. Nuk do mbetet pa u dëgjuar edhe fjala për protesta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA